Zeneli zotohet për shëndetësi më efikase në Kaçanik

KaçanikPostuar: 12:03 / 24.08.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti në zyren e tij drejtorin e sapozgjedhur të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, Sinan Zeneli.

Kryetari Ilazi uroi drejtorin për postin e ri, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe sukseset nuk do të mungojnë në rritjen e efikasitetit si dhe krijimit të kushteve sa më të mira shëndetësore në Komunë e Kaçanikut, raporton InfoKomuna.

Nga ana tjetër drejtori Sinan Zeneli, falenderoi kryetarin Ilazi për pritjen, ndërsa prezantoi planprogramin e tij të punës, duke shtuar se me vullnet, bashkëpunim dhe përkushtim do të realizohen të gjitha synimet për një shëndetësi me kushtet më të mira për qytetarët kaçanikas.

Drejtorin e ri e përgëzoi edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, e cila tha se bashkëpunimi dhe angazhimi për punë gjithmonë do të jenë prioritete të drejtorisë që ajo drejton. /InfoKomuna/