Gashi: Bujqësia do të jetë çelësi i zhvillimit ekonomik të Kamenicës

KamenicëPostuar: 11:44 / 29.09.2017

Sot takuam nga afër serrat e agronomit, Bashkim Demolli, ku u njoftuam për punën dhe suksesin që ka arritur deri më tani.

Ne kemi në planin tonë qeverisës mundësit për të shumëfishuar modele të tilla, ku do të sigurohen investime dhe do të kenë mbështetje të madhe për të gjithë ata që mirren me bujqësi.

Ne do të sjellim një model krejt të ri për zhvillimin e bujqësisë, jo vetëm për investitorët që të kenë fitimet e tyre të sigurta dhe të suksesshme, por edhe një mundësi për të gjithë komunitetin të bashkëpunoj pasi do ta kenë një treg të sigurtë dhe do të kenë mundësi që me punë të fitojnë shumë më tepër se sa deri më tani.

Unë ju bëj thirrje të na bashkangjiteni drejt rrugës së fitores, me forcën e ndryshimit, me Kujtim Gashin për Kamenicën.