Kamenica zgjedhet partnere dhe përfituese e projektit nga UNDP-ja

KamenicëPostuar: 16:20 / 13.09.2017

Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, ka njoftuar se pas një procesi të detajuar dhe konkurrues, komuna jonë është përzgjedhur si një nga pesë komunave partnere për të bashkëpunuar me Projekti ReLOaD.

Projekti ReLOaD do të ofrojë mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile (OSHC-ve), duke ndarë fonde për OSHC-të në bashkëpunim me komunën.

Implementimi i projektit do te behet duke filluar nga muajt e pare te vitit qe vjen.

Falenderim i veqante per UNDP-ne dhe ekipin e komunes ne krye me Drejtorin Valon Maliqi për kompletimin e aplikacionit te Komunes së Kamenicës.
Komuna përfiton nga ky projekt mbi 100.000 euro.

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Ambasada amerikane i dhuron donacion QKUK-së 09:39 / 20.09.2017 Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë (ODC) i dhuron donacion Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjegjësisht kujdesit intenziv pranë Klinikës Gjinekologjiko-Obstetrike.
Komente: 0 Larg liberalizimit të vizave! 08:55 / 20.09.2017 Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në mund t’i marrë kohë Kosovës, pavarësisht premtimeve të kryeministrit Haradinaj se me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e vendit do të udhëtojnë pa viza në gjithë Evropën.
GjakovëKomente: 0 Në Gjakovë inaugurohet projekti i bashkëfinancuar nga DEMOS dhe komuna 09:58 / 20.09.2017 Nënkryetari i komunës së Gjakovës,Armend Vokshi, bashkë edhe me përfaqësuesin e projektit Demos/Helvetas Norbert Pijls kanë inauguruar sot projektet të cilat janë investuar në bashkëfinancim në hapësira publike dhe rrugë, transmeton InfoKomuna.