Kryetari Sinani njofton ministren për të arriturat e Kamenicës

KamenicëPostuar: 14:22 / 19.05.2017

Ministrja në detyrë e integrimeve europiane Mimoza Ahmetaj, u mirëprit nga kryetari i komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë.

Kryetari Sinani e njoftoi ministren me të gjitha proceset që po zhvillohen në Komunën e Kamenicës, në veçanti për investimet kapitale të cilat janë realizuar nga shfrytëzimi i fondeve të ndryshme, sidomos ato të Bashkimit Europian, Qeverisë së Republikës Kosovës, HELVETAS-it, etj. Pastaj foli për të arriturat në realizimin e barazisë gjinore dhe nxitjen e bizneseve të reja. Ai numëroi një listë të gjatë të projekteve të realizuara gjatë këtij mandati.

Ndërsa si objekte kapitale të financuara nga BE përmendi objekti i ri i komunës, objekti i shkollës së mesme mikse në Roganë.

Ministrja e Integrimeve Europiane Mimoza Ahmetaj përgëzoi kryetarin Sinani për punët e mira që po i bënë për qytetarët e komunës së Kamenicës njoftoi edhe për mundësitë e tërheqjes së fondeve, nga BE -së e ndër tjerash tha se duhet ta përgatitni një ekip të mirë për përgatitjen e projekteve komunale.

Ajo ishte e entuziazmuar me të arriturat në Komunën e Kamenicës. Kryetari Sinani falënderoi edhe qeverinë e kaluar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë për realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në Komunën e Kamenicës.

Kryetari Sinani së bashku me Ministren Ahmetaj me bashkëpuntorë vizituan parkun e qytetit dhe objektin e ri të Komunës së Kamenicës dhe disa biznese të cilat i udhëheqin femrat në qytetin e Kamenicës.

/InfoKomuna/