Kryetari Sinani pret në takim përfaqësuesin e IOM-it

KamenicëPostuar: 11:42 / 24.07.2017

Komuna e Kamenicës përmes projektit për stabilizim të komuniteteve i cili është i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, që realizohet nga organizata ndërkombëtare për migrim (IOM), ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e projektit për rregullimin e ndriçimit në disa fshatra, njofton InfoKomuna.

Kryetari Sinani u falënderua për bashkëpunimin e mirë me IOM-in, duke thënë se çdo investim, projekt që realizohet në komunën tonë është në interes të qytetarëve tanë. Projekti pritet të filloj së shpejti dhe do të realizohet brenda afatit prej 21 ditëve./InfoKomuna/