Ndalohet puna e separacioneve të zhavorrit në Kamenicë

KamenicëPostuar: 09:36 / 12.07.2019

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) në bashkëpunim me inspektorët e Komunës së Kamenicës kanë inspektuar 4 lokacione dhe kanë ndaluar punën e kompanive që nxjerrin zhavorr në lumenjtë e kësaj komune.

Inspektimi është zhvilluar në fshatrat Lajçiq, Shipashnicë e Poshtme, Mucivercë dhe Hodonoc dhe se nga inspektimet në terren është konstatuar se shtatë separacione dhe një deponi e zhavorrit kanë operuar ilegalisht.

Institucionet kanë ndaluar punën e separacioneve dhe të deponisë së zhavorrit, ngase ato nuk kanë leje për operim, shkruan sot Koha Ditore.

Pushteti komunal është deklaruar se kompanitë do të lejohen të operojnë vetëm nëse pajisen me leje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë e Kamenicës, Ramadan Basha, ka deklaruar se ata kanë zhvilluar një aksion i cili është koordinuar edhe me institucionet e tjera, duke përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Ai ka thënë se separacionet e zhavorrit në këtë komunë kanë operuar ilegalisht.

Komente: 0 Planifikimi i duhur i buxheteve komunale, parakusht për zhvillim ekonomik lokal 14:34 / 15.11.2019 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti sesionin trajnues me temën “Korniza e Financave Lokale dhe Planifikimin Financiar”, e cila kishte për qëllim analizën e situatës aktuale të kornizës së financave lokale, e po ashtu planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin financiar.
VitiKomente: 0 Vitia shënon Ditën Botërore të Diabetit 14:40 / 14.11.2019 Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje...