PDK do të hap një kapitull të ri për Kamenicën, që e bën më të zhvilluar

KamenicëPostuar: 17:05 / 13.10.2017

Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës në tubimin elektoral në Kamenicë premtuan për qytetarët e saj realizimin e shumë projekteve, ndër to janë projekti për ndërtimin e pendës së ujit në Kremenatë, projekti për ndërtimin e shkollës në qendër të këtij qyteti dhe për ndërtimin e parkut të biznesit.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli theksoi se edhe pak ditë i ndajnë që në Republikanë Kosovës, në shumicën e komunave dërmuese si dhe në Kamenicë të fitoi Partia Demokratike e Kosovës me kandidatin Kujtim Gashi.

Kryetari Veseli tha se që në vitin e parë të qeverisjes me Kujtim Gashin kjo komunë do të ketë një shkollë profesionale, në të cilën të rinjtë dhe të rejat do të përgatiten për tregun e punës. Po ashtu ai tha se do të ndërtojnë edhe një shkollë të re fillore në qendër të Kamenicës.

PDK ka një program për Kamenicën dhe të gjitha komunat e Kosovës edhe për zhvillimin biznesor, do të ketë zero taksa për biznese e vogla, tokë publike falas për investitorë, si dhe Zyrë zhvillimore nëpër komuna, të gjitha këto sipas Veselit janë zotime në interesin e transformimit ekonomik.

“Do të vazhdojmë qeverisjen tonë në komunën e Kamenicës, ka ende shumë për të bërë për të realizuar projekte. Kemi filluar me një projekt me ish kryetarin e Kamenicës ende aktual, por do ta kemi në qendër tani Begzadin, ‘Begun’ tonë. Një projekt, i cili është shumë domethënës për komunën e Kamenicës, i cili nga vitet e 80-ta është biseduar, por për të më nuk do të bisedohet. Vetëm kemi filluar implementimin e projektit, brenda dy-tri vitesh do të jetë penda e ujit në fshatin Kremenat për qytetarët e Kamenicës”, potencoi Veseli.

Kandidati për kryetar Kujtim Gashi tha se shpreh vullnetin të jap kontributin për ta zhvilluar Kamenicën dhe se detyrë primare është që të mbështesin dhe të krijojnë lehtësira për biznese të reja, në mënyrë që ato të rrisin kapacitetet e tyre për krijimin e vendeve të reja të punës. Po ashtu ai tha se do të krijohen kushte të favorshme për investimet nga diaspora kosovare. Gjithashtu Gashi tha se do të ndërtojnë një sistem edhe më të mirë shëndetësore.

“Sikur edhe në çdo komunë ku ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës, edhe në komunën tonë janë realizuar projekte dhe punë të mëdha gjatë qeverisjes. Me rrugë shkolla, investime në bujqësi, por mbi të gjitha me paga për mjekët, për mësimdhënësit, policët dhe shërbimet tjera të komunës. Për të gjitha këto ndryshime nuk duhet t’I marrim sit ë mjaftueshme, tani hymë në një etapë të re. Dhe em përkrahjen e besimin tuaj më 22 tetor do të hapim një kapitull të ri për komunën tonë. Për një kapitull që e bënë Kamenicën një qytet më të zhvilluar, me më shumë potencial për rini, me një qendër të Kosovës e cila do të ketë vëmendjen edhe të komunave të tjera”, theksoi Gashi.
Projekti tjetër që do të realizohet me prioritet të veçantë nga PDK-ja është ndërtimi i pendës së ujit, projekt i cili, sipas Gashit zgjidhë përjetësisht krizën dhe problemet me ujit të pijshëm në komunën e Kamenicës.

Ai ka shtuar se Kamenica nuk pranon kandidatë e oferta nga ata që janë mysafir në Kamenicë, që vizitojnë këtë qytet vetëm një herë në katër vite dhe që nuk dinë asnjë lagje, asnjë fshat të kësaj komune. Sipas tij, Kamenica nuk pranon as oferta me afat të skaduar, që kanë dëshmuar arrogancë e papërgjegjësi në qeverisje.