Elezaj vizitoi stacionin qendror të ujit "Jerina" në Klinë

KlinëPostuar: 15:59 / 04.05.2018

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Binak Syla, drejtor i Administratës dhe Petrit Bekaj, drejtor i Inspektoratit, vizituan stacionin qendror “Jerina”, në Klinë, që furnizon pjesën veriore të Komunës së Klinës më ujë të pijshëm.

Me këtë rast, udhëheqja komunale në krye me kryetarin Elezaj inspektuan edhe në vendosjen e pompave që do të kyçen në rrjetin e ujit. Vendosja e këtyre pompave do të ndikojnë qind për qind në rritjen e kapacitetit të ujët me sasi prej 60 litra në sekondë.

Kryetari Elezaj  gjatë kësaj vizite u nda i kënaqur me ecuritë e zhvillimeve që janë duke u ndodhur në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve kësaj pjese që furnizohet me ujë nga ky burim.

Me vendosjen këtyre pompave rrjeti do të funksionalizohet dhe qytetarët e këtyre lokaliteteve  do të jenë të furnizuar me ujë të mjaftueshëm.

Personeli kompetent informon qytetarët që  ndërprerja e ujët ka ndodhur dhe mund të ndodh edhe në ditët ne vijim për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar, përkatësisht si pasojë e  montimit të këtyre pompave. /InfoKomuna/