Klina bartë të hyrat e mbetura të 2017-ës në vitin 2018

KlinëPostuar: 15:08 / 30.03.2018

Kuvendi i Komunës së Klinës ka aprovuar Raportin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2017 dhe Propozim – vendimi për bartjen e mjeteve të mbetura nga të hyrat vetanake të vitit 2017 në vitin 2018, si dhe Propozim – vendimi për bartjen e mjeteve bashkëfinancim me donatorë.

Kuvendi, unanimisht ka miratuar edhe listën e anëtarëve të Këshillit Organizativ të Festivalit “I këndojmë lirisë”, që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor dheqë i kushtohet datëlindjes së komandantit Mujë Krasniqi. KëshilliOrganizativ është plotësuar edhe me katër anëtarë të subjekteve politike që përfaqësohen në Kuvend.

U themelua Komisioni përvlerësimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës sëpaluajtshme të Komunës në afat të shkurtër dhe afat gjatë dhe Komisioni i ankesave lidhur me shqyrtimin e ankesave në procedurën e dhënies sëpronës së paluajtshme në shfrytëzim.

Kuvendi ka shqyrtuarpeticionin e Partisë Liberale Egjiptase, dega në Klinë, që ka të bëjë me një anëtar në Komitetin për Komunitete. /InfoKomuna/