Klina me vendim për kujdestari të obligueshme të barnatoreve

KlinëPostuar: 10:35 / 22.01.2019

Drejtoria komunal e Shëndetësisë në Klinë e ka aktualizuar vendimin e sjellë vitin e kaluar, që obligon barnatoret e qytetit të kujdestarojnë me radhë deri në ora dy e mëngjesit.

Ky vendim për kujdestarinë e barnatoreve, siç tregon drejtori i Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, është edhe rezultat i kërkesave të qytetarëve, të cilët sipas tij ankohen se në orët e natës nuk gjejnë hapur asnjë barnatore në qytet, shkruan Koha Ditore.

Edhe vitin e kaluar ka pas një vendim të ngjashëm, por siç tregon Sejdiu, barnatoret nuk e kanë përfill vendimin e komunës për orarin e caktuar të kujdestarisë, por për sivjet sipas Sejdiut komuna nuk do të lejojë të shpërfillet ky vendim.

“Për sivjet e kemi marr seriozisht zbatimin e këtij vendimi. E kemi angazhuar edhe inspektoratin dhe policinë e po mundohemi që barnatoret me ju përmbajt kujdestarisë ashtu si janë me arar në radhë”, thotë Sejdiu.

E ato barnatore që nuk i përmbahen listës së orarit të kujdestarisë, sipas Sejdiut, rrezikojnë të humbin licencën. /InfoKomuna/