KQZ certifikon rezultatet në Kllokot, thotë se janë përgatitur për Istog

KllokotPostuar: 16:59 / 14.12.2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për Komunën e Kllokotit.

Kryetarja e KQZ-së,Valdete Daka, tha se pasi nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga Gjykata Supreme lidhur me ndonjë ankesë, atëherë mbetet vetëm që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit që u mbajtën më 19 nëntor.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua dhe raporti i Sekretariatit të KQZ-së për përgatitjet për rivotimin që do të zhvillohet, të dielën, për kryetar të Komunës së Istogut.

Enis Halimi, nga sekretariati i KQZ-së, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votimin e përsëritur për balotazh në Istog.

Ai tha se janë ende duke vazhduar të pranojnë plikot nga diaspora si dhe njoftoi se deri më tani janë trajnuar rreth 410 komisionarë.

/InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Gjilani kërkon nga ATK-ja dhe Policia lirimin e hapësirave komunale 10:44 / 17.06.2019 Qeverisja komunale e Gjilanit është duke kërkuar nga institucionet e tjera që t’ia lirojnë hapësirat komunale, të cilat i shfrytëzojnë për nevoja të tyre, meqë Komuna tashmë ka bërë plane në ato hapësira të realizojë implementimin e projekteve...