Në Kllokot pritet të filloj riparimi i sistemit të ujësjellsit

KllokotPostuar: 13:46 / 07.07.2017

Edhe pse kontrata për riparimin e sistemit të ujësjellësit dhe futjen nën menaxhim të saj nga KRU “Hidromorava” në mes Komunës së Kllokotit, Ministrisë së Financave, Qeverisë Zvicrane dhe KRU “Hidromorava” është nënshkruar para dy viteve, por ky proces ka ngecur prej asajkohe, transmeton InfoKomuna.

“Në informatat që posedojmë ne si komunë dhe kontatet e shpeshta që kemi pasur me përfaqsuesit e KRU “Hidromorava”, procesi i tenderitmit  ka përfunuar dhe tash mbetet vetëm
afati ligjor  për  ankesa nga Operatoret ekonomik  të cilët kanë të drejtë të ankohën pas
përzgjedhjes së Operatorit që ka plotësuar kriteret e specifikacionit për kontrat dhe të filloj puna  në këtë proces.

Ne si komunë jemi të vetëdijshëm që ka pasur shumë vonesa në  këtë proces, por
nuk ka qenë në dorën tonë për ta zgjidhur problemin, pasi që proceduarat e tenderimit i ka
udhëhequr KRU “Hidromorava”, u shpreh Hidajet Ahmeti Drejtori i Administrates dhe
Shërbimeve Publikem Kurse përfaqsuesi nga  i KRU “Hidromorava”,Mumin Morina shprehet kështu” Sa i perket Tenderit komisioni veq ka bere perzgjedhjen e kontraktorit dhe pas afatit te parapar per ankesa pritet qe shpejt te filloje me pune. Sigurisht do te njoftoheni me kohe me daten e fillimit të punimeve.
 
Zyrtarët e Komunës u shprehen të bindur se kësaj here, rasti në fjalë do të zgjidhet  dhe
përfundmisht të zgjidhet cështja e ujit të pijshëm.
/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Shpend Ahmeti prezanton programin qeverisës 14:41 / 24.09.2017 Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti prezanton programin qeverisës për mandatin katër vjeçar, ku do të shpalosen 100 zotimet e qeverisjes, të ndara në 10 fusha kryesore.
PodujevëKomente: 0 Rrugët me emra të gjallësh në Podujevë 14:23 / 24.09.2017 Gjithçka duket normale në shikim të parë në fshatin Bellopojë që gjendet në jug të Podujevës, rreth 12 kilometra larg qytetit.