Komuna e Podujevës mban sesionin informues dhe trajnues për skemën e granteve

PodujevëPostuar: 09:45 / 06.02.2018

Komuna e Podujevës përmes një njoftimi u ka bërë ftesë qytetarëve llapjan që të marrin pjesë në sesionin informues dhe trajnues për skemën e granteve "Programi i Balancuar i Zhvillimit Rajonal” të shpallur nga Ministria për Zhvillim Rajonal.

Siç thuhet në njoftim, objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje për propozime është zhvillimi i balancuar socio-ekonomik rajonal përmes zhvillimit të ndërmarrësisë në pesë rajonet ekonomike të Kosovës, transmeton InfoKomuna.

Objektivat specifike të kësaj thirrjeje për propozime janë:

I. Reduktimi i papunësisë duke krijuar vende të reja pune, me theks të veçantë tek të rinjtë;
II. Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të reja dhe ndërmarrjeve me potencial për rritje;
III. Mbështetja e kompanive që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.

Sesioni mbahet më 12 shkurt 2018 nga ora 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal Podujevë. /InfoKomuna/