Komuna e Prishtinës dezinfekton rreth 750 hyrje të banesave kolektive

PrishtinëPostuar: 13:05 / 31.03.2020

Komuna e Prishtinës njofton se së bashku me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) kanë përfunduar dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues të banesave kolektive në kryeqytet.

"Bashkë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë kemi përfunduar me sukses dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues e udhëzues me këshilla për mbrojtje nga COVID-19 të rreth 750 hyrjeve të banesave kolektive në Prishtinë", thuhet në njoftim.

Kryetari Shpend Ahmeti ka marrë vendim që ky proces të vazhdojë edhe në hyrjet e ndërtesave të reja kolektive.

"Falënderojmë të gjithë banorët e Prishtinës dhe ekipet në terren për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin për respektimin e këshillave dhe gjatë këtyre ditëve", thuhet në njoftim. /InfoKomuna/

#rriNshpi
#Prishtina

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...