Komuna e Rahovecit shpallet më transparentja në Kosovë

RahovecPostuar: 16:40 / 03.03.2020

Instituti Demokratik i Kosovës, e ka shpallur Komunën e Rahovecit si komunën më transparente për vitin 2019 në kuadër të Indeksit të Transparencës për 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Komuna e Rahovecit ka siguruar gjithsej 85 pikë për transparencë nga 96 sa janë maksimale, duke e marrë vendin e parë.

Kryetari i Rahvoecit, Smajl Latifi është ai që e ka pranuar çmimin nga ambasadori britanik Nicholas Abbot.

Sipas KDI, komunat janë vlerësuar në gjithsej 48 indikatorë, të cilët e kanë burimin në legjislacionin vendor dhe në praktikat më të mira të transparencës dhe llogaridhënies publike.

“Dhjetë komunat me nivelin më të kënaqshëm të transparencës janë: Rahoveci (85 pikë), Mitrovica e Jugut dhe Prishtina (83 pikë), Drenasi, Vitia dhe Malisheva (80 pikë), Suhareka, Gjakova, Peja dhe Vushtrria (78 pikë)”, thuhet në njoftim.

Gjatë ndarjes së çmimeve, ka folur Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka thënë se se “Transparenca është vlerë thelbësore e demokracisë. Një udhëheqës me integritet do të duhej t’u tregojë qytetarëve të vet se si po shpenzohen taksat e tyre dhe se a po mbahen premtimet e bëra në fushatë zgjedhore”.