KQZ ka provuar mbi 1200 aplikacione për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet lokale

Postuar: 12:20 / 23.07.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e radhës.Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.

Aty u bë e ditur se KQZ-ja ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Sipas kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahemtaj interesim më të madh për t'u regjistruar janë nga shteti i Gjermanisë.