KQZ: Numërimi i votave pritet të përfundojë gjatë kësaj jave

Postuar: 14:45 / 19.10.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë kësaj jave të përfundojë numërimin e të gjitha votave.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë konferencës për medie tha se shpallja e votave pritet të bëhet pas numërimit edhe të votave me kusht, atyre të ardhura me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta.

“KQZ-ja ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime. Ato janë duke u verifikuar. Pasi të përfundojnë këto procedura, atëherë do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre të ardhura me postë, që do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Planifikojmë ta përmbyllim këtë proces gjatë kësaj jave”, tha Elezi para medieve.

KQZ-ja do të përcaktoj me vendim periudhën e fushatës për balotazh, në njërën nga mbledhjet e radhës.

“Duke ditur që në bazë të ligjit, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale duhet të mbahet katër javë pas raundit të parë, KQZ-ja është e përqendruar në përfundimin e të gjitha procedurave lidhur me zgjedhjet për kryetar të komunave, në mënyrë që të arrijmë në afat ligjor.

Ai u shpreh se shpallja e rezultateve për raundin e parë bëhet pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në KQZ.

“Deri te shpallja vijmë pasi të përfundojnë të gjitha procedurat në QNR, pas numërimit të votave me kusht, atyre me postë dhe të personave me nevoja të veçanta. Kështu pas përfundimit të këtij procesi, KQZ-ja mund të shpallë fillimisht e pastaj të certifikoj zgjedhjet”.

Në vitin 2017, siç tha Elezi, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim në zgjedhjet lokale KQZ-se i janë dashur 12 ditë.

SuharekëKomente: 0 Betohet kryetari i Komunës së Suharekës 12:08 / 26.11.2021 Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar komune si dhe për kuvend komunal i hapet rruga procesit të konstituimit të institucioneve.