Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë zgjedhet, Maxhun Morina

MalishevëPostuar: 12:37 / 25.03.2019

Kuvendi i Shoqatës së Pensionistëve në Malishevë, ka mbajtur kuvendin e saj të rregullt, ku me vota unanime kanë zgjedhur Maxhun Morinën për kryetar të shoqatës.

Po ashtu, kuvendin e kanë plotësuar edhe me emrat e rinj. Në këtë kuvend, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka premtuar se do të vazhdojë mbështetja e komunës për shoqatën dhe pensionistët e Malishevës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, pasi i ka përshëndetur pensionistët, ju ka thënë se “do të mundohen që t’ju qëndrojnë afër, me të gjitha mundësitë që ka komuna, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre, si dhe ju ka dëshiruar suksese dhe shëndet”.

Ndërsa kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Shoqatës së Pensionistëve të Malishevës, Maxhun Morina, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e kuvendit dhe ka thënë se “kjo detyrë është një obligim për të dhe ka premtuar se do merret seriozisht me të gjitha nevojat e pensionistëve malishevas. /InfoKomuna/