Kryetari Rugova priti në takim ministren e MAPL-së, Adrijana Hoxhiq

IstogPostuar: 14:44 / 18.07.2019

Kryetari i Istogut Haki Rugova ka pritur sot, në takim ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq me të cilën bisedoi për bashkëpunimin që ka komuna e Istogut me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Kryetari Rugova falënderoi ministren për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që ka komuna e Istogut me MAPL-në, për realizmin e disa projekteve të përbashkëta si dhe ofroi gatishmërinë e tij për bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm.

Ministrja Adrijana Hodžić shprehi gatishmërinë e saj për të mbështetur komunën e Istogut me qëllim të ofrimit sa më të mirë të shërbimeve për qytetarët, në mënyrë efikase dhe efektive.

Kryetari Haki Rugova bashkë më Ministren Adrijana Hoxhiq, kohë më parë kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit për financimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit të Istogut” projekt ky i përbashkët në mes të komunës së Istogut dhe të Klinës dhe financim ky i MAPL-së. /InfoKomuna/