Kulla e lagjes së vjetër të Deçanit (Video)

DeçanPostuar: 16:58 / 07.02.2018

Lagjja e vjetër e Deçanit identifikohet me disa ndërtime të shekullit 19. Në mesin e tyre është edhe Kulla e Demukajve, e cila u rindërtua disa vjet pasi u dogj në luftën e fundit. Kulla është djegur gjatë luftës së fundit dhe është ndërtuar përsëri në formën e dikurshme.

E ngritur me tre katet e saj në rrugë kryesore, ajo reflekton rezistencën e një kulle shqiptare, nga e cila u morën shumë vendime të rëndësishme historike.

Gjatë rindërtimit, kulla përbrenda nuk ka arritur të marrë formën që ka pasur, prandaj Haxhi Demukaj thotë se ka ende punë për ta rregulluar.