Latifi dhe Pijls flasin për performancën komunale

RahovecPostuar: 15:37 / 07.02.2018

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim, Norbert Pijls Menaxher i Projektit DEMOS dhe Teuta Jaha, Zyrtare e projektit.

Në takim u bisedua për projektet të cilat do të realizohen në kuadër të fazës së dytë të DEMOS-it, duke u bazuar në cilësinë e performancës komunale, transmeton InfoKomuna.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka falënderuar zyrtarët e projektit DEMOS dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë duke shpresuar që performanca komunale për vitin 2017 të dalë mirë dhe sigurisht që sa me e lartë performanca, grandet do të jenë më të mëdha.

Kurse,  Norbert Pijls, Menaxhe i Projektit  DEMOS, projekt ky që financohet nga Qeveria zvicerane dhe zbatohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation-Kosovë e kanë njoftuar kryetarin Latifi për projektin, dhe obligimet që ka komuna, për të qenë përfituese e granteve në këtë projekt që lidhen me performancën e komunës dhe indikatorët të cilat përdorën. /InfoKomuna/