Buxheti i Lipjanit për 3 vjetët e ardhshëm miratohet pa vota të opozitës

LipjanPostuar: 11:01 / 19.12.2017

Këshilltarët e KK-së në Lipjan nëpërmjet një seance të jashtëzakonshme, me shumicë të votave dhe me një varg vërejtjesh nga opozita kanë miratuar planifikimin buxhetor të Komunës për vitet 2018-2020.

Për vitin 2018 Lipjani për të gjitha kategoritë ka planifikuar të shpenzojë më shumë se 15 milionë e 316 mijë euro, derisa rreth një milion e 92 mijë sosh është rritur ky grant në krahasim me vitin e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas opozitës në këtë buxhet janë paraqitur projekte pa ndonjë adresë të caktuar si: asfaltimi i rrugëve në fshatin Akllap, ndërtimi i trotuareve dhe ndriçimi publik në Janjevë, zgjerimi i rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra, asfaltimi i rrugës në fshatin Brus, asfaltimi i rrugës në fshatin Sllovi etj.