Dhjetëra të infektuar në Janjevë nga pickimi i insekteve

LipjanPostuar: 10:54 / 05.09.2018

Administrata e Lipjanit ka dështuar prej 18 vjetësh të gjente ndonjë mundësi financiare për ta bërë dezinsektimin e hapësirave në qytet dhe në fshatra.

Ndërkohë gjatë sezonit veror të këtij viti banorët disa herë e kanë ngritur këtë shqetësim nëpër debate të ndryshme, mirëpo deri tashti nuk janë marrë parasysh ato, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër, shkaku i mosdezinfektimit të ambientit në fshatin Janjevë dhjetëra banorë dhe fëmijë janë infektuar nga insekte të ndryshme, ndërkohë që janë trajtuar në emergjencë.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar vetë banorët, pastaj OJQ “YAHR” dhe subjekti opozitar PDK.