Komuna dhe MZhR-ja bashkëfinancojnë projektin "Tregu i gjelbër" në Lipjan

LipjanPostuar: 14:14 / 06.04.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri sot kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Tregu i gjelbër”.

Me këtë rast, Kryetari Ahmeti dhe Ministri Demiri realizimin e këtij projekti të përbashkët e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për qytetarët lipjanas.

Kryetari, Imri Ahmeti ka falënderuar Ministrin e MZhR-së, Rasim Demiri për mbështetjen e ofruar dhe bashkëpunimin në realizimin e projektit për ndërtimin e tregut të gjelbër, projekt ky që do të implementohet gjatë këtij viti. /InfoKomuna/