LDK-ja në Lipjan ndan hisen e pushtetit me AKR-në e PD-në

LipjanPostuar: 10:53 / 19.12.2017

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, në një konferencë për media ka prezantuar përbërjen e ekipit të tij në mandatin 4 vjeçar.

Nënkryetar i Komunës së Lipjanit është emëruar Fauz Xhemajli (AKR), drejtor për Administratë Avni Olluri (LDK), drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shefqet Emerllahu (AKR), drejtor për Arsim, Rasim Hasani, (LDK), Drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim, Shkelzen Hajdini, (LDK), drejtor për Buxhet dhe Financa, Latif Ramadani (LDK), drejtoreshë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Emina Rexhiq (LDK), drejtoreshë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, Vlora Limani –Hajnuni (LDK), drejtor për Shërbime Publike, Ilir Tasholli (LDK), drejtor i Inspektoratit, Imer Rrustemi (LDK), drejtor i Prokurimit, Adem Duriqi (LDK), drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, Bekim Shabani (AKR), drejtor për Gjeodezi dhe Kadastër, Sefer Tasholli (LDK), drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nazim Gashi (PD), shkruan sot “Koha Ditore”.

“Që nga nesër do të vazhdojmë me ekipin e ri qeverisës, ky kabinet është ndërtuar në përbërje të koalicionit me AKR-në, PD- në dhe PAI, koalicion të cilin e kemi arritur para zgjedhjeve lokale dhe të cilin tani po e zbatojmë”, ka thënë Ahmeti.

Ai është shfaqur i bindur se me këtë ekip do të vazhdojnë me suksese në angazhimin e tyre të përbashkët.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.