Lipjan: Bordi diskuton për shpenzimet e buxhetit komunal dhe projektet në teren

LipjanPostuar: 11:31 / 30.10.2017

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, sot ka mbajtur takim konsultativ me drejtorët e Drejtorateve Komuale.

Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti u informua lidhur me ecurinë e shpenzimit të buxhetit komunal si dhe me implementimin e projekteve ne teren. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe shumë çështje të tjera të interesit publik.

Gjithashtu, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga Këshilli i drejtorëve angazhim maksimal në implementimin e projekteve gjatë kësaj periudhe deri në çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 22 tetorit dhe emërimin e kabinetit të ri nga ana e Kryetarit Ahmeti.

Përgjatë kësaj mbledhje janë diskutuar edhe një varg çështjesh që kanë të bëjnë me angazhimet në punët e përditshme të Drejtorateve Komunale, me theks të veçantë u diskutua për përgaditjet në shënimin e festës së 28-të Nëntorit, datë kjo ku në sheshin e qytetit të Lipjanit do të vendoset edhe shtatorja e Komandatit Legjendar Adem Jashari.

/InfoKomuna/