Lipjani bëhet me qendër informuese turistike

LipjanPostuar: 12:31 / 12.07.2019

Në sheshin "Adem Jashari" në Lipjan është bërë përurimi i Qendrës Informuese Turistike që do të jetë në shërbim për të gjithë qytetarët.

Nënkryetari Komunës, Fauz Xhemajli ka bërë përurimin e Qendrës Informuese Turistike duke thënë se kjo qendër do të jetë pikë ku gjithë turistët që vizitojnë Lipjanin do të informohen për pikat turistike që gjendën në Komunën e Lipjanit.

Nënkryetari Xhemajli ka falënderuar organizatën ASB që ka ndihmuar Komunën që ta realizojë këtë projekt.

Qëllimi i ndërtimit të qendrës Informative në Lipjan është mbështetja dhe promovimi i Turizmit në Komunën e Lipjanit.

Kjo qendër do të ofroj edhe materiale të ndryshme si broshura dhe udhëzues të ndryshëm që turistët ta kenë më të lehtë qasjen vendet turistike në trashëgimin kulturore dhe natyrore të Komunës së Lipjanit. /InfoKomuna/