Lipjani me ekip veprues për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit

LipjanPostuar: 15:51 / 09.07.2019

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është formuar ekipi i veprimit për verifikimin dhe identifikimin e keqpërdoruesve të mundshëm të ujit nga rrjeti i ujësjellësit si dhe identifikimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit në territorin e Komunës së Lipjanit.

Ekipi veprues do të bëjë verifikimin dhe identifikimin e keqpërdoruesve të mundëm ku si pasojë e këtyre veprimeve të pakontrolluara dhe defekteve kemi mos-furnizim të rregullt me ujë të pijes dhe humbje në rrjetin e ujësjellësit.

Ekipi veprues ndaj keqpërdoruesve të identifikuar do të shqiptojnë masat –gjobat përkatëse të përcaktuara me dispozitat e legjislacionit në fuqi. /InfoKomuna/