Lipjani me marrëveshje bashkëpunimi për ngritjen e transparencës

LipjanPostuar: 15:26 / 14.03.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Bekim Krasniqin përfaqësues i Organizatës Youth Association For Human Rights, për ngritjen e mëtutjeshme të transparencës së institucioneve lokale.

Komuna e Lipjanit edhe më tutje vazhdon përkushtimin që të ketë një qëndrueshmëri në ndërtimin e kulturës së transparencës, llogaridhënies dhe efikasitetit në shërbim të të gjithë qytetarëve të kësaj komune.

Kryetari Imri Ahmeti ka thënë se qëllimi i këtij bashkëpunimi në këto fusha është ndërtimi i kulturës institucionale të transparencës dhe angazhimi për të drejtën që qytetari të jetë i informuar, pjesëmarrës dhe i angazhuar në vendimmarrje. /InfoKomuna/