Lipjani vendos rrethoja të reja për siguri në shkolla

LipjanPostuar: 11:55 / 13.06.2019

Komuna e Lipjanit njofton se me qëllim të rritjes së sigurisë së nxënësve në shkolla, po vazhdon me projektin e rrethojave të shkollave.

Siç thuhet në njoftim, aktualisht po vazhdojnë punimet në rregullimin e rrethojave në shkollat SHFMU "Vëllezërit Frashëri" në Lipjan dhe SHFMU "Nezir Buja" në Bujan.

Ndërsa, shumë shpejt rrethoja do të ketë edhe shkolla SHFMU "Ibrahim Banushi" në Shalë. /InfoKomouna/