Lulëzim Qerimi nënkryetar i Lipjanit për komunitete

LipjanPostuar: 16:07 / 22.12.2017

Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së tretë më radhë.

Kryesuesi Azemi fillimisht ka bërë prezantimin e (5) këshilltarëve të rinjë të cilët sot dhanë betimin e tyre. Ky grup prej pesë këshilltarëve të rinjë përbëhej nga: Naim Jahiri në vend të Rasim Hasanit nga radhët e LDK-së, Ramadush Tasholli në vend të Avni Ollurit nga radhët e LDK-së, Majlinda Sylejmani në vend të Vlora Limani - Hajnunit nga radhët e LDK-së, Fehmi Rexhepi në vend të Lulzim Qerimit nga PAI si dhe Bashkim Budakova në vend të Fitim Selimit nga radhët e AAK-së.

Në këtë seancë Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka kërkuar nga këshilltarët komunal që të aprovojnë propozimin e tij për zgjedhjen e nënkryetarit për Komunitete, Lulëzim Qerimi nga subjekti politik PAI.

Me të gjitha votat për, ky propozim u aprovua dhe Lulëzim Qerimi është zgjedhur nënkryetar i Komunës së Lipjanit për Komunitete.

Gjithashtu në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal është aprovuar edhe propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Komunitete, propozim vendimi për themelimin e KKSB-së.

Propozim vendimi për themelimin e Komisionit vlerësues për dhënjën në shfrytëzim të pronës së paluajtëshme të Komunës së Lipjanit si dhe propozim vendimi për formimin e Komisionit të ankesave. /InfoKomuna/

Komente: 0 Në Kosovë mot kryesisht me vranësira, mundësi për borë 11:12 / 18.01.2019 Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, që në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm...