Nga sot Janjeva pritet të hiqet nga karantina

LipjanPostuar: 12:57 / 31.03.2020

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar nga sot (e martë) Janjeva pritet të hiqet nga karantina.

I pari i Lipjanit ka bërë të ditur se ky vendim është marr në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, Ministrin e Shëndetësisë dhe Policin e Kosovës.

Vetë izolimi do të vlej vetëm për familjen e personit të identifikuar me virusin Covid-19 i cili tani është liruar dhe po qëndron në shtëpinë e tij në Janjevë.

Kryetari Ahmeti po ashtu pohon se heqja e karantinimit për Janjevën nuk nënkupton që nuk duhet respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë për të qëndruar në shtëpi.

Ahmeti po ashtu thotë se tani jemi në periudhën kur rreziku nga pandemia e coronavirusit është shumë evident dhe na duhet Akoma të qëndrojmë me kujdes e disiplinë duke ju shmangur daljeve të panevojshme nga shtëpia.

Qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë në këtë kohë për të ruajtur shëndetin tonë. /InfoKomuna/