Nisin punimet në renovimin e QKMF-së në Lipjan

LipjanPostuar: 16:23 / 14.05.2018

Së fundi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan dhe në objektin e shërbimit të urgjencës kanë filluar dhe janë duke vazhduar punimet në renovimin e objektit të kësaj qendre, ku përveç fasadimit të mureve dhe rregullimit të platos pritet të vendoset edhe sistemi i recepcionit i cili do të ndikojë në përmirësimin e orientimit të pacientit.

Gjithashtu pjesë e këtij projekti është edhe vendosja e dritave led, monitorëve për informim shëndetësor për pacientët si dhe pajisje tjera që rregullojnë ambientin brenda institucionit shëndetësor.

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka potencuar edhe një herë përkushtimin e tij  drejtë përmirësimit të kushteve për punë më të mirë të personelit mjekësor, por edhe ofrim sa më cilësor të shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Komunës së Lipjanit. /InfoKomuna/