Përkrahen 35 mikro biznese në Lipjan

LipjanPostuar: 15:57 / 13.07.2017

Komuna e Lipjanit dhe organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe të enjten kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për realizimin e projektit “Mbështetje stabilitetit socio – ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, projekt ky i financuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komuna.

Me këtë rast kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar përfaqësuesit e organizatës Help që kanë përfshirë Lipjanin në kuadër të këtij projekti me anë të të cilit do të ndihmohen mikro bizenset lipjanase.

Kryetarit Ahmeti, ka theksuar se projektet të tilla janë të mirëseardhura për qytetarët e Komunës së Lipjanit.

Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, ne mënyrë që te ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Për derisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

Gjate vitit 2018, nga Komuna e Lipjanit do te përkrahen se paku 35 mikro biznese. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.
/InfoKomuna/