Përurohet shkolla fillore në fshatin Breg të Zi

LipjanPostuar: 15:11 / 03.09.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë sot në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019 kanë bërë përurimin e shkollës fillore të mesme të ulët në fshatin Breg të Zi paralele e ndarë nga SH.F.M.U “Nezë Bujani”, në Bujan.

Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e Bregut të Zi për objektin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është përkushtuar që lëmia e arsimit të jetë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës në mënyrë që të ketë një edukim sa më cilësor dhe që kushtet të jenë më të mira për mësimdhënie e mësimnxënie.

“Uroj nga ky objekt shkollor të dalin nxënës të përgatitur mirë të cilët mundë të jenë konkurrent me moshatarët e tyre nga shtetet perëndimore”, ka theksuar Kryetari Ahmeti, duke premtuar që së shpejti do të përfundojë infrastruktura në oborrin e shkollës si dhe në përfundim e sipër është edhe ndërtimi i fushës së sportit në mënyrë që nxënësit dhe të rinjtë e këtij vendbanimi do të kenë mundësi ti zhvillojnë aktivitetet rekreative sportive.

Nga ana tjetër, banorët e Bregut të Zi së bashku me personelin arsimor të shkollës kanë ndarë mirënjohje për Kryetarin Imri Ahmeti për kontributin e dhënë në ndërtimin e objektit të ri shkollor.

Për të cilën kryetari Imri Ahmeti gjatë fjalimit të tij theksoi se "mirënjohja më e mirë nuk është kjo e cila mu nda sot nga ana e juaj, mirënjoha më e mirë do të jetë kualiteti dhe cilësia e lartë e mësimit të nxënësve tuaj të cilën unë e pres nga sot e tutje nga shkolla e Bregut të Zi".

Ndërsa në fund të këtij solemniteti nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë prezantuar një program të pasur kulturo artistik. /InfoKomuna/