Begaj inspekton punimet në shkollën e Bardhit

MalishevëPostuar: 12:24 / 26.04.2018

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi, në kuadër të aktiviteteve të përditshme, sot i kanë inspektuar punimet në shkollën e re në fshatin Bardh të Malishevës, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve në këtë shkollë, ku aktualisht është duke u ndërtuar kulmi i objektit.

Begaj dhe Vrenezi, janë ndarë të kënaqur me punët që janë duke u kryer në ndërtimin e shkollës dhe me ecurinë e punimeve të deritanishme.

“Arsimi në përgjithësi dhe në veçanti krijimi i kushteve më të mira për mësim, përkatësisht rregullimi i infrastrukturës shkollore, ka qenë, është dhe do të mbetet prioritet i imi edhe në mandatin e dytë të qeverisjes”, tha kryetari Begaj, gjatë vizitës në këtë shkollë.

“Ne jemi të përkushtuar që nxënësve tanë, të ju krijojmë kushte sa më të mira për mësimxënie, sikurse edhe mësimdhënësve, kushte për mësimdhënie, dhe në të njëjtën kohë kërkoj që edhe cilësia në arsim të rritet, pasi ky është qëllimi ynë, që të kemi arsim cilësorë”, tha kryetari Ragip Begaj.

“Përveç objekteve shkollore, ne synojmë që shkollat ti pajisim edhe me kabinetet e nevojshme, në mënyrë që mësimi të jetë praktik”, tha Begaj.

Ndërsa drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi, gjatë këtij inspektimi, tha se “ndërtimi i këtij objekti shkollorë, është duke shkuar sipas planifikimit dhe besoj që brenda afatit, objekti do të jetë i përfunduar dhe i gatshëm për zhvillimin e procesit mësimor”. /InfoKomuna/