Dëme të mëdha nga djegia e një objekti në Banjë të Malishevës

MalishevëPostuar: 16:57 / 19.10.2017

Në pasditen e sotme një zjarr që ka kapluar një objekt të gjatë në fshatin Banjë të Malishevës ka shkaktuar dëme të mëdha.

Në këtë objekt, ishte një shtallë për bagëti, i përcjellë me një pleme për ushqim të bagëtive, pastaj një pjesë me mekanizëm bujqësor dhe të tjera, raporton InfoKomuna.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe Policia, të cilët kanë intervenuar në fikjen e zjarrit.

Komandanti i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, deklaroi se me të marrë informacionin, kanë ndërhy me dy njësi të zjarrfikësve dhe tre kamion për fikjen e zjarrit, ndërsa nga zjarri nuk ka të lënduar.

Prona e djegur, është e Nuhi Telakut, i cili ka thënë se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, pasi në këtë objekt ka qenë shtalla, ushqimi për bagëti, si dhe mekanizimi bujqësor, si motokultivator dhe mekanizmi tjetër.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, edhe në këtë moment janë duke e marrë më shuarjen e zjarrit. /InfoKomuna/