Edhe Komuna e Malishevës lëshon oborrin në shërbim të mërgimtarëve

MalishevëPostuar: 15:37 / 12.07.2019

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të komunës, në shërbim të mërgimtarëve, dhe gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për të gjithë shërbyesit civil, që të mos i parkojnë veturat në këtë hapësirë.

Në kuadër të masave për pritjen e mërgimtarëve dhe krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu, bazuar në nevojat e mërgimtarëve, ka deklaruar se do ta zgjasë orarin e punës për shërbimet e caktuara. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Në Viti u shkaktuan 196 zjarre nga janari deri në korrik 12:20 / 22.07.2019 Për shkaqet e mundshme të zjarrit dhe zjarre vëniet e qëllimta, si dhe rreziqet dhe pasojat ligjor, është mbajtur sot një tryezë ku është diskutuar rreth kësaj teme, e cila sidomos në sezonin veror, po shkakton dëme të konsiderueshme si në ekonomitë familjare,...
GjilanKomente: 0 120 mijë euro për studimin e fizibilitetit për pesë projekte në Gjilan 10:34 / 22.07.2019 Pushteti komunal i Gjilanit ka ndarë 120 mijë euro për realizim të studimeve të fizibilitetit për pesë projekte komunale. Njëri ndër projektet zhvillimore, për të cilin do të realizohet studimi i fizibilitetit , është projekti i shpërndarjes së gazit natyror të...