Filluan shpimet për rritjen e kapaciteteve të ujit në Banjë

MalishevëPostuar: 10:52 / 30.08.2017

Në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Malishevës, për furnizim sa më të mirë me ujë për pije, për qytetin e Malishevës dhe fshatrave përreth, të cilat furnizohen nga ujësjellësi në Banjë, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve të reja, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të ujit nga ky burim.

Shpimet e reja të puseve, bëhen në kuadër të shpimeve të shumta, që janë duke u bërë në disa vende në Komunën e Malishevës, me qëllim të sigurimit të ujit për vendbanimet e Komunës së Malishevës.

Po ashtu, një qëllim tjetër i shpimeve pranë atyre aktuale, është edhe sigurimi i puseve të reja, pasi ato ekzistuese janë dëmtuar gjatë vërshimeve të vitit 2016, ku janë deformuar gypat në puset aktuale dhe ato janë funksionale aq sa mund të kenë qëndrueshmëri pompat ekzistuese, dhe në momentin shkaktimit të ndonjë defekti, është e pamundur nxjerrja apo zëvendësimi i pompave, Andaj, me qëllim që të mos shkaktohet ndonjë avari në furnizim me ujë për pije, puset që tani kanë filluar të hapen, në një formë janë edhe marrje e masave, që në asnjë moment të mos ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për qytetin e Malishevës dhe fshatrat përreth, që furnizohen nga ky burim i ujit.

Në fillimin e hapjes së këtyre puseve, ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj,. i cili i ka parë nga afër punimet që janë duke u kryer këtu. Këto investime të komunës, bëhen në koordinim me njësinë e “Hidroregjionit jugor” në Malishevë.
/InfoKomuna/