Komuna e Malishevës fillon hartimin e planit buxhetor për vitin 2018

MalishevëPostuar: 13:28 / 17.08.2017

Komuna e Malishevës ka filluar hartimin e planit buxhetor për vitin e ardhshëm, në të cilin do të përfshihen, kërkesat e qytetarëve të dalura nga dëgjimet publike të mbajtuar, për Kornizën afatmesme buxhetore.

Komuna e  Malishevës ka mbajtur katër  dëgjime publike dhe është në vazhdim të mbajtjes së tyre me qytetarë, organizata joqeveritare, të rinj, parti politike,  Shoqata të Bizneseve, raporton InfoKomuna.

Edhe këtë vit kërkesat e qytarëve që po dominojnë janë: infrastruktura rrugore, kanalizime, ujësjellëse, hapësira të gjelbëruara, fusha sportive, ndriçime publike, mirëmbajtja e tyre, pajisja me mjete mësimore e shkollave, kabinetet e lëndëve natyrore,  thotë drejtori komunal i Financave , Vesel krasniqi.

Numri i qytetarëve pjesëmarrës në këto katër takime, ka shprehur një interesim të kënaqshëm, por nevoja është edhe më e madhe për prezencën dhe  prioritetet  e  tyre, sepse ata ndihmojnë në planifikim të buxhetit më të mirë, realizim poashtu edhe në përfshirje më të gjërë të kërkesave  të qytatarëve.

Buxheti për vitin 2018 sipas Qarkorës 2018/2 në Komunën e Malishevës,  për pesë kategoritë është:
Paga dhe meditje (7.809.227.00 euro ), Mallra dhe shërbime(1.250.002.00 euro), Komunali (305.000.00 euro),subvencione dhe transferë(65.767.00 euro),shpenzime kapitale (4.392,811.00 euro), gjithësej buxheti për vitin 2018 (13.822,807.00 euro).

"Pas dëgjimit të kërkesave tuaj, të nderuar qytetarë e që janë plotësisht të arsyeshme, ne si qeveri lokale  do të bëjmë përpjekje për t’i realizuar, kërkesat tuaj që, përmirësojnë dukshëm mirëqenien qytetare, përmes investimeve kapitale, donatorëve e me bashkëpunimin tuaj si qytetarë dhe pjesëmarrës aktiv në planifikim dhe vendimarrj", theksoi në fund të debatit publik me qytatarë, drejtori i Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Vesel Krasniqi./InfoKomuna/