KPF-ja dërgon 24 rekomandime në Kuvendin e Malishevës

MalishevëPostuar: 09:08 / 22.05.2018

Mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa e drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, shqyrtoi dhe miratoi rendin e ditës.

Anëtarët e KPF-së kërkuan për disa nga pikat plotësime me dokumente shtesë më qëllim që këshilltarët të janë më të njoftuar për vendimmarrje në mbledhjen e ardhshme të kuvendit.

Kërkesat për të cilat KPF debatoi më hollësisht ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/525 datë: 12.04.2018 dhe marrja e vendimit për procedurë të mëtejme për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër, të hapësirave publike për vendosjen e reklamave në qytezën e Malishevës.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/594 datë:20.04.2018 për shqyrtimin e draft-Planit të Integritetit të Komunës së Malishevës për vitet 2018-2020.

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/598 datë: 23.04.2018, për marrjen e vendimit në lidhje me miratimin e draft-dokumentit, Plani i veprimit për Transparencë në Komunën e Malishevës për vitin 2018.

Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit nr.01/649 datë:27.04.2018 i parashtruar nga Kryetari i
Komunës për shpalljen në interes publik të pronave private, sipas Elaboratit të shpronësimit (e përsëritur).

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.11/394 datë:20.04.2018, e parashtruar nga DKAE në Malishevë për të përkrahur financiarisht pagesën e tri pagave përcjellëse për personelin arsimor të cilët janë pensionuar në vitin 2015,2016,2017 dhe 2018, si dhe kërkesa nr.01/596 datë:20.04.2018, e parashtruar nga Menaxheri i personelit në KK të Malishevës, për të përkrahur financiarisht pagesën e tri pagave përcjellëse për zyrtaret e administratës të cilët janë pensionuar në vitin 2014 dhe 2018.Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale për vitin 2018.

KPF rekomandoi taksa të ndryshme për biznese të njëjta me specifika që përcakton lokacioni. I tërë rendi i ditës i miratuar u rekomandua nga KPF për mbledhjen e ardhshme të rregullt për kuvend që do të mbahet brenda muajit maj. /InfoKomuna/