Kryetari Begaj inspektoi gjendjen e rrugëve në fshatrat malore

MalishevëPostuar: 11:14 / 22.12.2017

Kryetari i Komunës së Malishevës, sot ka vizituar fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, në Malet e Berishës, për ta parë nga afër gjendjen e rrugëve, në këto vendbanime të thella malore.

Aktualisht rrugët janë të kalueshme, por në disa vende, sidomos brenda në Fshat të Ri, ka akull në rrugë dhe vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar.

Pas inspektimit të rrugë, kryetari Begaj, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka kërkuar që kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të hedhë krip në këto rrugë, në mënyrë që rruga të jetë lehtë e kalueshme.

Përndryshe, rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fshatrat e thella malore./InfoKomuna/
 

KlinëKomente: 0 Klina bëhet me Qendër të Kujdesit Ditor për fëmijët me autizëm 11:25 / 14.10.2018 Komuna e Klinës është bërë me Qendër të Kujdesit Ditor, e cila do të ofrojë shërbime ditore për fëmijët me autizëm, zhvillim të vonshëm, si dhe ngritjen e vetëdijes së popullatës së përgjithshme për trajtimin e fëmijëve të...
GjilanKomente: 0 Çarshia e praruar e Gjilanit 11:06 / 14.10.2018 Çarshia e vjetër ka ndryshuar krejtësisht pamjen. Kanë ndërruar edhe zejet që dikur ushtroheshin në të.
PrishtinëKomente: 0 Vendoset ndriçimi publik tek Fakulteti Teknik 11:20 / 14.10.2018 Mbrëmë është vendosur ndriçimi tek Fakulteti Teknik me c`rast tani ajo pjesë ka pësuar edhe ndryshime si dhe është zvogëluar rrezikshmëria.