Malisheva bën shenjëzimin e rrugëve kryesore

MalishevëPostuar: 09:27 / 14.11.2018

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar të bëhet shenjëzimi në rrugë, apo vendosja e sinjalistikës në rrugët kryesore në qytet dhe në rrugët ku qarkullimi i veturave është më i madh, përkatësisht në rrugët regjionale.

Siç thuhet në njoftim, shenjëzimi në rrugë bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë për këmbësorët, transmeton InfoKomuna.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, në projektin e shenjëzimit të rrugëve, janë përfshirë të gjitha rrugët kryesore në qytetin e Malishevës, si dhe katër rrugët kryesore, apo rrugët regjionale, ku rëndësi e veçantë i është kushtuar shkollave, në të cilat janë duke u vendosur shenjat në afërsi të objekteve shkollore.

Projekti i shenjëzimit të rrugëve, apo vendosja e sinjalistikës në rrugë, kap një shumë prej afro 17 mijë eurove dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës. /InfoKomuna/