Malisheva përfiton nga programi DEMOS

MalishevëPostuar: 16:23 / 16.05.2018

Komuna e Malishevës, në kuadër të programit DEMOS, për vlerësim të performancës komunale, është përfituese e projektit për ndërtimin e rrethojës dhe rezervuarit të ujit për pije në fshatin Senik.

Ky projekt është bashkëfinancim mes Komunës së Malishevës, Helvetas Swiss Intercooperation  dhe MAPL-së.
Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projekti nga granti i performancës, do të kushtojë 114 089 euro, dhe është bashkëfinancim me komunën. Pjesa e financuar nga granti i performancës (DEMOS) është 77 964 euro, ndërsa pjesa e Komunës së Malishevës, është 36 125 euro.

Përmes këtij projekti, synohet të realizohet një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të sistemit të ujësjellësit nga fshati Senik, e ku do të furnizohen me ujë edhe dymbëdhjetë fshatra tjera të Komunës së Malishevës.  /InfoKomuna/