Malisheva shënon Ditën e Rinisë me dhjetëra aktivitete

MalishevëPostuar: 14:43 / 12.09.2018

Në kuadër të muajit të rinisë që organizohet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, edhe Komuna e Malishevës, po e shënon me shumë aktivitete, “ Ditën e Rinisë”- 12 shtatorin në bashkëpunim me OJQ-të që zhvillojnë aktivitetet rinore.

Me moton “Ne e ndërtojmë të ardhmen”, në Komunën e Malishevës, zyrtari për rini Mehdi Krasniqi, para shumë të rinjve malishevas, bëri hapjen zyrtare, të “Ditës së rinisë”, 12 shtatorin, ku sipas agjendës, brenda kësaj dite do të zhvillohen dhjetëra aktivitete, kulturo-sportive, muzikore dhe në artin pamor.

Në emër të kryetarit Ragip Begaj, shefja e kabinetit Blerta Krasniqi, iu drejtua të rinjve. “Ju keni pasur dje, sot dhe do ta keni edhe në të ardhmen, mbështetjen e kryetarit Begaj dhe atë institucionale në përgjithësi, për projektet që ofroni, projekte të cilat ndikojnë në zhvillimin kulturoro-sportiv si dhe në fushat tjera, prandaj, Malisheva u ofron mundësinë që të dëshmoni me përgatitjet tuaj dhe potencialin që keni në ndryshimin pozitiv të së nesërmes”.

“Qëllimi i kësaj dite është të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve, malishevas që me potencialet krijues dhe idetë inovative që ofrojini do të ndikojini në përmirësimin dhe zhvillimin e Malishevës dhe shoqërisë në përgjithësi”, tha ndër të tjera, Besartë Kryeziu- Ramaj drejtoreshë në drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Drejtori i departamenti për rini në Republikën e Kosovës Xhevat Bajrami, drejtuar të rinjve malishevas, theksoi: “Ju të rinj të Malishevsë, jeni të rinj të veçantë, sot për Malishevën dhe Kosovën sepse po tregoni vlera dhe po jepni shembuj se si duhet dashur dhe punuar për vendin e lirë, Republikën e Kosovës.

Një shembull për mbështetjen e aktiviteteve tuaja është edhe kryetari i komunës Ragip Begaj, prandaj edhe ne nga departamenti i të rinjve do t’u mbështesim edhe në të ardhmen për projektet që ofroni, urime dhe suksese”, përfundoi fjalën e vet drejtori, Xhevat Bajrami.

Përmbyllja e 12 shtatorit- Ditës së Rinisë në Malishevë, do të bëhet me aktivitetin e fundit Mbrëmjen rinore në parkun e qytetit, ora 20:00. /InfoKomuna/