Malishevë, GLV përmbyll projektin për zhvillimin rural

MalishevëPostuar: 12:12 / 17.11.2017

Grupi Lokal i Veprimit (GLV) "Llapusha" në Malishevë, ka përmbyll realizimin e projektit "Zhvillimi rural, shtysë e zhvillimit ekonomik në Llapushë", me debatin me temë Rëndësia e zbatimit të Strategjive Lokale Zhvillimore".

Në këtë debat morën pjesë, shoqëria civile, fermerë lokalë, zyrtarë komunalë dhe të tjerë, transmeton InfoKomuna.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, e ka vlerësuar lartë këtë projekt dhe temën e debatit, si një shtysë e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe në veçanti të bujqësisë, sikurse e ka vlerësuar edhe temën e debatit, ku përmes kësaj do të dalin rekomandimet e nevojshme për zbatimin e strategjive zhvillimore në nivelin lokal.

Në këtë debat, nga diskutimet, doli si rekomandim, se zbatimi i ligjeve në përpikëmëri, në mënyrë që planet dhe strategjitë zhvillimore, në nivelin lokal, të implementohen, pasi këto janë edhe format e vetme të zhvillimit ekonomik të komunës. /InfoKomuna/