Sigurohet uji për shkollën në fshatin Bubavec të Malishevës

MalishevëPostuar: 13:57 / 19.09.2018

Në kuadër të përgatitjeve për hapjen e objektit të ri të shkollës në fshatin Bubavec, sot kanë filluar punimet në hapjen e pusit dhe sigurimin e ujit për këtë objekt të ri shkollor.

Hapjen e pusit e ka parë nga afër edhe nënkryetari Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe me drejtorë tjerë komunal dhe drejtori i shkollës në Bubavec, Maliq Kryeziu.

“Për hapjen e objektit të ri të shkollës, duhet të plotësohen të gjitha parakushtet edhe për mirëmbajtjen e saj, duke filluar nga sigurimi i ujit, si element jetik dhe këtë jemi duke e bërë. Shkolla duhet t’i ketë të gjitha kushtet e nevojshme për nxënës dhe ne jemi duke punuar në këtë drejtim, me qëllim që objektit të ri të shkollës, të mos i mungoj asgjë”, tha Berisha.

Drejtori i shkollës në Bubavec, Maliq Kryeziu, ka falënderuar komunën për krijimin e kushteve për zhvillim normal të procesit edukativo arsimor.