Masa disiplinore ndaj mësimdhënësve që mbyllën me dry shkollën e Lisockës së Kamenicës

KamenicëPostuar: 11:26 / 09.10.2018

Shkolla e Lisockës me 10 nxënës përballet me telashe disipline. Mësimdhënësit kanë mbyllur shkollën “Skënderbeu”, teksa nxënësit mbesin jashtë procesit mësimor.

Kështu ka deklaruar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili përmes një statusi të postuar në rrjetin social “Facebook” ka paralajmëruar masa ndaj mësimdhënësve, duke mos përjashtuar edhe masën e largimit nga puna.

Drejtoresha e Arsimit, Ismete Thaçi, ka deklaruar se mësimdhënësit, të cilët mbyllën shkollën, do të përballen me pasoja. Sipas saj, ata kanë vizituar shkollën dhe nuk i kanë gjetur në vendet e punës mësimdhënësit.