Vidhen dy lokale në Veri të Mitrovicës

Mitrovica Ver.Postuar: 15:02 / 17.10.2017

Dy lokale në Veri të Mitrovicës, të cilat janë në pronësi të një shqiptari, janë thyer dhe u është vjedhur malli.

Lidhur me këtë vjedhje, e cila ndodhi në rrugën “Osllobogjenja” në këtë komunë, është arrestuar një i dyshuar shqiptar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.