Bahtiri dhe Xhosha flasin për sigurinë në Mitrovicë

MitrovicëPostuar: 12:30 / 11.01.2018

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar një takim me komandantin e stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha.

Në këtë takim, Bahtiri ka falënderuar komandantin e Stacionit Jugor të Policisë, Ahmet Xhosha për ruajtjen dhe sigurinë në qytet.

“Unë shfrytëzoj rastin që juve z. komandant Xhosha dhe policët tuaj t’i falënderoj shumë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe dhe të suksesshme që kanë bërë dhe po bëjnë në Mitrovicë. Falë punës suaj qytetarët e Mitrovicës sot dihen më të sigurt, prandaj edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka thënë Bahtiri.

Ndërsa, komandanti i stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha, ka falënderuar kryetarin për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe është zotuar se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë do të jetë i vazhdueshëm.

PrishtinëKomente: 0 Afro 50 semaforë të dëmtuar nga moskujdesi në trafik 10:03 / 23.01.2018 Komuna e Prishtinës është dashur të intervenonte në së paku 50 raste të dëmtimeve të semaforëve, të vendosur nëpër udhëkryqet e qytetit, të cilët janë dëmtuar gjatë vitit 2017 si pasojë e kundërvajtjeve në trafik.